ZYRTARE/ Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan kontratë profesioniste me… Lajpcigun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:58

ZYRTARE/ Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan kontratë profesioniste me… Lajpcigun

Talenti me origjinë shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Lajpcigut.

auto_Mehmet_Ibrahimi1614337756

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. 18-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2022. Ai ishte pjesë e moshave të Lajpcigut nga korriku i vitit 2017. Në sezonin 2019/20 u aktivizua me 17-vjeçarët, duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje. Gjatë atij sezonin, Ibrahimi është aktivizuar në katër ndeshje në Bundesligën gjermane për grupmoshat U-19.

Për sa i përket kombëtares, mesfushori me origjinë shqiptare, gjithashtu ka zhvilluar 9 paraqitje me kombëtaret e moshave U-16 dhe U-17 të Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"