Zyrtare/ Solari kalon “provën”, nënshkruan kontratë me Realin e Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 20:23

Zyrtare/ Solari kalon “provën”, nënshkruan kontratë me Realin e Madridit

Florentino Perez tashmë ka vendosur. Santiago Solari do të jetë trajner i  Realit të Madridit deri në vitin 2021. Ai ka kaluar “provën” dhe pas 4 ndeshjeve në krye të madrienëve nuk është më i përkohshëm.

Solari5

Solari i ka fituar të katërta takimet dhe ka një bilanc mbreslënës, ku ekipi ka shënuar 15 gola dhe ka pësuar vetëm 2 të tillë. Ish-futbollisti i Realit erdhi në krye të ekipit pas shkarkimit të Lopeteguit.

solari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"