Zyrtare/ Shuhen dilemat, mbrojtësi që ka mbajtur shiritin e kapitenit rinovon me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 21:38

Zyrtare/ Shuhen dilemat, mbrojtësi që ka mbajtur shiritin e kapitenit rinovon me Tiranën

Gentian Muça do të vazhdojë të luajë për Tiranën. Qendërmbrojtësi bardheblu ka rinovuar kontratën me kampionët e Shqipërisë edhe për një sezon.
muca
Me largimin e Erando Karabecit, Muça merr përgjegjësinë e të qenit kapiten i bardhebluve në fushë.

Deri tani, te Tirana kanë rinovuar Agustin Torasa, Idriz Batha dhe Gentian Muça.

Njoftimi i Tiranës

Gentian Muca vazhdon të mbaj veshur fanellën bardheblu edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shtatlartë do t’i bashkohet ekipit përgjatë ditës së sotme për të avancuar drejt objektivave të reja pas një viti të suksesshëm.

tiranaenene

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"