ZYRTARE/ Punoi te Partizani, trajneri italian i bashkohet kombëtares europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 17:45

ZYRTARE/ Punoi te Partizani, trajneri italian i bashkohet kombëtares europiane

Ish-trajneri i portierëve të Partizanit Mario Kapeçe ka marrë një tjetër detyrë. Sipas mediave malteze, 49-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të kombëtares së Maltës.
hoxha dhe kapece
Bashkë me të do të jetë dhe Françesko Zanasi, i cili do të jetë trajneri fitness-i i kombëtares malteze.

Kapeçe ka një përvojë të gjatë pasi ka punuar me skuadra italiane, në Rumani me Universitetin Kraiova dhe në akademinë e Milanit në Australi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"