ZYRTARE/ Pogba vendos për të ardhmen, i bashkohet skuadrës franceze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 21:18

ZYRTARE/ Pogba vendos për të ardhmen, i bashkohet skuadrës franceze

Florentin Pogba, vëllai i madh i Pol Pogba, ka firmosur me skuadrën franceze Sochaux që operon në Ligën 2, njoftoi klubi këtë të hënë.

pogba

29 vjeçari, i cili ka luajtur me të rinjtë e Francës por më vonë vendosi të vazhdojë me Përfaqësuesen e Guinesë, ka arritur një marrëveshje prej 3 vitesh e gjysmë me klubin francez.

pogbaaa

Karrierën e filloi  me skuadrën e Celta Vigos, ndërsa më pas ka luajtur për Sedan dhe Setien në Francë. Ai po ashtu ka provuar të luajë dhe në Turqi me Genclerbirligin. Skuadra e tij e fundit ishte Atlanta United në MLS amerikane, mirëpo prej janarit ai ishte pa skuadër.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"