Zyrtare/ Partizani godet në merkato, firmos ish-futbollisti i Shkëndijës (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 23:30

Zyrtare/ Partizani godet në merkato, firmos ish-futbollisti i Shkëndijës (Video)

Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme goditjen e radhës në merkato. Ish-mbrojtësi i Shkëndijës së Teotovës, Alma Abo Uakili ka firmosur kontratë 1-vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon.

dwd

21-vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe do ti bashkohet skuadrës në seancën stërvitore ditën e martë. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të “Facebook”. Në të kaluar përveç se te Shkëndija, mbrojtësi nigerian është aktivizuar edhe te Trakai dhe KAS Eupen.

Uakili u aktivizua vetë, 9 ndeshje me Shkëndijën, teksa me ardhjen e Micit, ai nuk ishte më pjesë e trajnerit Osmani. Ai është vetëm 1 metër e 72 centimetra i gjatë dhe shquhet për shpejtësinë e tij dhe teknikën.

Uakiki

Mbrojtësi është aktivizuar edhe me ekipet kombëtare të moshave, të Nigerisë. 21-vjeçari do të konkurojë me Kalarin dhe pse jo edhe me Trashin për një vend titullari te Partizani.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"