ZYRTARE/ Nga Kazakistani në Itali, Llullaku hedh firmën në kontratë me Virtus Entelan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 13:57

ZYRTARE/ Nga Kazakistani në Itali, Llullaku hedh firmën në kontratë me Virtus Entelan

Azdren Llullaku nga sot quhet zyrtarisht një futbollist i Virtus Entelën. Sulmuesi ka nënshkruar zyrtarisht edhe kontratën me klubin e Serisë B.

llullaku

Sulmuesi shqiptar do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 18. “Jam i lumtur për rikthimin tim në Itali dhe të jem pjesë e kësaj skuadra” – komentoi në rrjetet sociale Llullaku pas firmosjes së kontratës. Ai ka qenë edhe më parë në kategoritë inferiore italiane, por fakti që ishte ekstrakomunitar, kishte bërë që të mos federohej dot me klubet profesioniste.

llullaku entela

Më herët gjatë muajit janar, Llullaku shkoi edhe në Kazakistan, dhe ishte shumë pranë firmës me klubin e Ordabasit, por në fund gjithçka dështoi, dhe shqiptari zgjodhi Virtus Entelan për të vijuar karrierën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"