Zyrtare/ Mesfushori i Kombëtares transferohet në kampionatin izraelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 23:31

Zyrtare/ Mesfushori i Kombëtares transferohet në kampionatin izraelit

Mesfushori i Kombëtares, Valon Ahmedi, i ka dhënë fund aventurës në kampionatin slloven me skuadrën e Mariborit, teksa mësohet se ka firmosur për skuadrën Hapoel Kirjat Shmona në Izrael. Për 23-vjeçarin u interesua dhe Partizani, por mesa duket nuk e ka bindur oferta e të kuqve.

shqiperia ahmedi memolla

Kohët e fundit Ahmedi humbi vendin e titullarit te skuadra e Mariborit, ndaj u detyruar të largohej për të nisur një eksperiencë të re në kampionatin izraelit.

valon ahmedi

Mesfushori arriti të aktivizohej me sllovenët në Champions League. Lajmin për “divorcin” me Mariborin, Ahmedi e bëri publik edhe në faqen zyrtare në “Instagram”.

Valon Ahmedi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"