ZYRTARE/ Më i pasuri në historinë e NBA, LeBron Xhejms merr vendimin ku do të vazhdojë karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 22:57

ZYRTARE/ Më i pasuri në historinë e NBA, LeBron Xhejms merr vendimin ku do të vazhdojë karrierën

LeBron Xhejms, ylli i Los Anxheles Lejkërs, ka vendosur të mos largohet nga kjo skuadër duke i dhënë fund të gjitha zërave se ky do të jetë sezoni i fundit i tij. Mediat në SHBA kanë bërë të ditur se ylli i basketbollit botëror, ka gjetur akordin me klubin e tij për të zgjatur marrëveshjen ekzistuese.

sdfdsfsdfdsf

Menaxheri i tij, Riç Pol, konfirmoi për “ESPN” se Xhejms dhe Lejkërs kanë rënë dakord që ai të rinovojë kontratën për dy vite, kundrejt pagesës së 97,1 milionë dollarëve, me të drejtën e një tjetër viti nëse lojtari e zgjedh një gjë të tillë.

Kjo lëvizje e bën Xhejms basketbollistin që ka fituar më shumë në karrierë në NBA, duke arritur shifrën e pabesueshme të 532 milionë dollarëve të garantuar gjatë të gjithë karrierës së tij, duke kaluar yllin e Bruklin Nets, Kevin Durant. Edhe pse Xhejms po i afrohet moshës 38-vjeçare, fituesi i 4 titujve në NBA mbetet një nga lojtarët më të mirë në NBA dhe një nga shtyllat e aspiratave të Los Anxheles Lejkërs për të fituar një tjetër trofe kampioni.

Gjatë kësaj periudhe, Xhejms pritet të shkruajë edhe më shumë emrin e tij në librat e rekordeve të NBA, ku tashmë me 37062 pikë është i dyti në listën e pikëshënuesve të të gjitha kohëve, pas Karim Abdul Xhabar i cili ka 38387 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"