ZYRTARE/ Luftëtari godet në merkato, gjirokastritët firmosin me mesfushorin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 16:53

ZYRTARE/ Luftëtari godet në merkato, gjirokastritët firmosin me mesfushorin brazilian

A.S. Luftëtari ka kryer një goditje të rëndësishme në merkaton e dimrit, me gjirokastritët që kanë prezantuar mesfushorin brazilian, Hudson Felipe Gonçalves.

goncalves

28-vjeçari vjen pas një aventure në Portugali me skuadrën e Vista Alegre, teksa më parë ka luajtur dhe për ekipe të tjera në ligat e ulëta në Portugali dhe Brazil.

Ai ka firmosur deri në verën e 2025-ën, me opsion rinovimi dhe për një vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"