ZYRTARE/ Lëvizje surprizë te Egnatia! Edlir Tetova rikthehet si drejtor sportiv, Shtubina gradohet trajner te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2023 | 23:55

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë te Egnatia! Edlir Tetova rikthehet si drejtor sportiv, Shtubina gradohet trajner te…

Lëvizje surprizë te Egnatia. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi rrogozhinas ka bërë me dije ndryshimet e pësuara në stafin teknik. Shkodrani Ndriçim Shtubina nuk do të mbajë më postin e drejtorit sport të Egnatias, teksa atij i është besuar roli i trajnerit të Egnatias U-21.

EGNATIA

Ndërkohë postin e drejtori sportiv nga sot e në vazhdim do të mbajë Edlir Tetova. Vlen të theksohet fakti se durrsaku në fillim të sezonit ishte trajner i parë e Egnatias, teksa për shkak të rezultateve të dobëta, vendin e tij e mori Shpëtim Duro, i cili është dhe aktualisht “timonieri” i rrogozhinasve.

NJOFTIMI I KLUBIT:

KF Egnatia njofton se ka pasur ndryshime në stafin teknik, Ndriçim Shtubina nuk do të jetë më drejtori sportiv i Egnatias pasi do të mbaj postin e trajnerit të Egnatias U-21.
Drejtori sportiv nga sot e në vazhdim do të jetë Edlir Tetova.


View this post on Instagram

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"