ZYRTARE/ La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesit i rinovohet kontrata me gjigantët e Kroacisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 22:35

ZYRTARE/ La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesit i rinovohet kontrata me gjigantët e Kroacisë

Emir Sahiti ka bërë performance mbresëlënëse në Kroaci me Hajdukun e Splitit dhe duket se kjo gjë i është shpërblyer sulmuesit të Kosovës.

sahiti

24-vjeçari ka rinovuar kështu kontratën me klubin e tij dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Hajdukut të Splitit të paktën deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi që është aktivizuar me Shpresat u shpreh se ndihet tepër i lumtur për këtë dhe se është gati që të japë më të mirën me skuadrën e tij.

“Ndihem mirë pasi kam qenë këtu për 5 vite dhe tashmë mund të them se ndihem si në shtëpi. Po rritem si lojtar dita ditës, pasi këtu ka shumë futbollistë me eksperiencë nga të cilët unë po mësoj shumë. Shpresoj të vazhdojë me ndeshje akoma dhe më të mira dhe të tregoj që kam kualitet në fushë. Unë do të vazhdoj të jap më të mirë në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për suportin e fansave që na mbështesin”, u shpreh Sahiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"