ZYRTARE/ Kukësi rinovon me mesfushorin titullar, kontratë deri në verën e 2021

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 14:51

ZYRTARE/ Kukësi rinovon me mesfushorin titullar, kontratë deri në verën e 2021

Nuk ka më dyshime, Vesel Limaj do të jetë pjesë e Kukësit deri në vitin 2021. Mesfushori ishte një nga emrat më të lakuar në ketë merkato janari, ndërkohë që së fundmi, klubi verilindor ka vendosur mos e lëshojë, duke i rinovuar kontratën edhe për 1 vit.

limaj

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Kukësit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku shkruhet:

 Zyrtare! Limaj rinovon me Kukësin deri në vitin 2021 Mesfushori Vesel Limaj ka arritur akordin me klubin tonë për zgjatjen e kontratës edhe për nje vit e gjysmë. Pasi u gjet gjuha e përbashkët me klubin, mesfushori rinovoi deri ne verën e vitit 2021. Klubi i uron suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze. 

Limaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"