ZYRTARE/ Kukësi blindon prapavijën, futbollisti kthehet në “shtëpi” dhe firmos për 3 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 15:49

ZYRTARE/ Kukësi blindon prapavijën, futbollisti kthehet në “shtëpi” dhe firmos për 3 vite

Kukësi ka afruar një mbrojtës 19-vjeçar në skuadër. Bëhet fjalë për Altin Bytyçin që ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me verilindorët.

bytyci

Bytyçi i është bashkuar ekipit në Elbasan dhe do jetë gati për ndeshjen ndaj Volsburgut në Europa Ligë.

19-vjeçari më parë ka luajtur me Kukësin U-17, Laçin, Besën dhe Medjimurje në Kroaci.

Njoftimi i Kukësit:

ZYRTARE!
⚽️ Altin Bytyçi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur sot kontratën 3-vjeçare me skuadrën tonë, duke u rikthyer edhe një herë tjetër. Bytyçi është një prodhim i akademisë sonë duke qenë pjesë e ekipit të moshave. Më pas, u largua për të firmosur me Laçin. Pas Laçit, Bytyçi ka provuar veten me Besën e Pejës, por edhe në kampionatin kroat me Medjimurjen! Krahas klubeve, 19-vjeçari është edhe pjesë e Kosovës U19!
✅ Bytyçi është bashkuar në Elbasan me ekipin në grumbullim, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburgut!
➡️ Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Bytyçi! Mirë se vjen Altin ??
Skeda e Lojtarit:
Emri: Altin Bytyçi
Mosha: 19 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Kukësi U17, Laçi, Besa Pejë, Medjimurje

✍? ZYRTARE!

⚽️ Altin Bytyçi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur sot kontratën…

Posted by F.K Kukësi Albania on Saturday, September 12, 2020

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"