ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, portieri i Kombëtares prezantohet te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 23:54

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, portieri i Kombëtares prezantohet te Tirana

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”! Tirana ka firmosur me portierin Gentian Selmani, që do të jetë edhe pasardhësi i Visar Bekajt në katërkëndorin e bardhebluve.  

Selmani-Berisha-Hoxha

25-vjeçari Selmani luajti 17 sfida në edicionin që kaloi te Laçi, ndërsa në CV e tij ka skuadra si Boluspor dhe Menemenspor. 

Ai numëron 4 paraqitje me skuadrën e parë të Shqipërisë, sakaq ka mbajtur veshur plot 17 herë fanellën e kuqezinjve U21. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me Tiranën. 

Për bardheblutë ky është afrimi i dytë në ditën e sotme, pas zyrtarizimit të sulmuesit brazilian, Kaina Nunjes. 

Si Selmani ashtu dhe Kaina do të vihen në dispozicion të Orges Shehit që në ditët e para të grumbullimit për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. 

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Tirana gjen pasardhësin e Bekajt, portieri i kombëtares firmos për bardheblutë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"