Postuar: Qershor 30, 2023 | 21:33
ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Egnatias surprizon me të ardhmen, transferohet te skuadra e…
U afrua me bujë te Egnatia, sezonin e kaluar, por futbollisti Iseni nuk arriti të linte gjurmë në futbollin shqiptar, duke rezultuar një dështim.

Pas aventurës me Egnatian, 26-vjeçari, vijoi karrierën në Kosovës, te skuadra e Ferizajt, që nuk mundi të siguronte dot qëndrimin në elitë, ndërkohë që së fundmi është bashkuar me Voska Sport, skuadra nga Ohri, që për herë të parë në histori do të militojë në elitën e futbollit maqedonas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kubi i Voskës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare:
PANORAMASPORT.AL













