Zyrtare/ Ikën moldavi Stazhilla, Laçi ia beson portën një shkodrani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:53

Zyrtare/ Ikën moldavi Stazhilla, Laçi ia beson portën një shkodrani

Laçi ka nisur merkaton nga porta. Kurbinasit kanë bindur ish-portierin e Vllaznisë Alen Sherrin për të veshur fanelën bardhezi të tyre.

Alen Sherri Vllaznia
Në këtë mënyrë, gardiani moldav Dimitri Stazhilla largohet pas një sezoni të suksseshëm te skuadra e Armando Cungut.

22-vjeçari Sherri u largua pas përfundimit të këtij sezoni nga Vllaznia. Ai do të debutojë në ndeshjen e parë të Ligës së Europës me kurbinasit. Kujtojmë që Kukësi interesohej për ish-portierin e shkodranëve, por Laçi arriti të sigurojë në fund shërbimet e tij.


View this post on Instagram

Zyrtare:firmos portieri Alen Sherri.Mire se vjen bardhezi ⚪️⚫️⚪️⚫️ #paralaci

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"