ZYRTARE/ Flamurtari e ka seriozisht, rikthen brazilianin që e kishte edhe në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 12:55

ZYRTARE/ Flamurtari e ka seriozisht, rikthen brazilianin që e kishte edhe në Superiore

Flamurtari e ka shumë seriozisht në merkato duke afruar shumë emra të njohur në Shqipëri për tu ngjitur sërish aty ku e ka vendin.

Odaildo Souza de Oliveira

Së fundmi klubi vlonjat ka afruar mesfushorin brazilian me tipare sulmuese, Odaildo Souza de Oliveira. Braziliani ka qenë pjesë e Flamurtarit edhe në Kategorinë Superiore ku është aktivizuar në total me vlonjatët në 13 sfida në sezonin 2019/2020.

Lajmin e rikthimit të Oliveiras e ka bërë publike vetë klubi kuqezi me anë të një njoftimi nl profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË FLAMURTARIT –

“Mesfushori Odaildo Souza de Oliveira ( Indio ) eshte  zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.

Mire se u  riktheve ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"