ZYRTARE/ Flamurtari “blindon” mbrojtjen, Albi Alla firmos me vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 20:36

ZYRTARE/ Flamurtari “blindon” mbrojtjen, Albi Alla firmos me vlonjatët

Tashmë është zyrtare. Lajmi që qarkullonte prej ditësh, ka marrë edhe konfirmimin. Pasi u largua nga Kukësi, Albi Alla do të jetë lojtari më i ri i Flamurtarit. Mbrojtësi pogradecar, ka një të kaluar në Greqi, ndërsa në 2 sezonet e fundit është aktivizuar me Kukësin në Superiore.

albi alla flamurtari

25-vjeçari, do të jetë një përforcim më shumë për mbrojtjen e Dajës, i cili vetëm dje pas barazimit në ndeshjen e parë në kampionat me Teutën, deklaroi se kishte ende nevojë për lojtarë cilësor.

albi alla 1

albi alla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"