ZYRTARE/ Firma përpara derbit ndaj Tiranës, Partizani “blindon” për tre vite yllin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 21:44

ZYRTARE/ Firma përpara derbit ndaj Tiranës, Partizani “blindon” për tre vite yllin e skuadrës

Xhuliano Skuka do të mbetet i kuq për të paktën tre vitet e ardhshme!

SKUKA 3

Partizani dhe bomberi dibran kanë gjetur zyrtarisht gjuhën e përbashkët teksa ka ardhur dhe firma në kontratë përpara ndeshjes së rëndësishme, në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, të dielën në orën 19:00, në stadiumin “AIR Albania”.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi i Partizanit me anë të një komunikate në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook”, duke njoftuar marrëveshjen e arritur me 24-vjeçarin deri në vitin 2025.

Në pesë ndeshje në Kategorinë Superiore, Xhuliano Skuka ka shënuar 3 gola me fanellën e “demave të kuq”.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË PARTIZANIT –

“???????? ????? ??????? ?? ???????????

???????? ?? ????̧??, ? ??? ???? ??̈ ?????

FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.

#NjëHerëIKuqPërjetIKuqXhulianoSkuka?☝️”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"