ZYRTARE/ Elbasani nuk di të ndalet në merkato, verdheblutë prezantojnë mbrojtësin që u shpall kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 11:40

ZYRTARE/ Elbasani nuk di të ndalet në merkato, verdheblutë prezantojnë mbrojtësin që u shpall kampion

Miklovan Pere është zyrtarisht futbollisti më i ri i AF Elbasanit.

miklovan pere

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi verdheblu me anë të një komunikate në rrjetet sociale.

32-vjeçari sezonin e fundit luajti për Struga Trim & Lum në Maqedoninë e Veriut, duke fituar dhe titullin kampion.

Mbrojtësi e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur dhe për skuadra si Turbina, Pogradeci dhe Dinamo.

132213132

PANORAMASPORT.AL