ZYRTARE/ Dortmundi godet në merkato, zëvendëson Sançon me talentin holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 18:59

ZYRTARE/ Dortmundi godet në merkato, zëvendëson Sançon me talentin holandez

Borusia e Dortmundit ka goditur në merkato duke zëvendësuar të larguarin Xhadon Sanço me talentin holandez Donejl Malen.

malen 1

22-vjeçari është zyrtarisht pjesë e verdhezinjve duke filluar një cikël të ri në karrierë. Prej ditësh kishte përfunduar ky operacion, por vetëm sot u bë zyrtar.

Malen është një futbollist me talent mjaft premtues teksa prej 3 vitesh është pjesë e PSV-së ku në 81 ndeshje ka realizuar 40 gola, një mesatare e pabesueshme prej 1 gol për çdo dy ndeshje. Borusia Dortmund tregon dhe një herë tjetër që është mjeshtre në merkato duke bërë goditje me vlera të ulëta, por cilësi të larta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"