Zyrtare/ Ditë prezantimesh te Partizani, ja çfarë do të ndodhë në mëngjesin e së premtes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:24

Zyrtare/ Ditë prezantimesh te Partizani, ja çfarë do të ndodhë në mëngjesin e së premtes

Partizani do të prezantojë ditën e nesërme dy afrimet e para në merkato, sulmuesin Stenio Zhunior dhe mesfushorin Valentino Murataj.

Murataj Stenio

Ka qenë vetë klubi i kuq, që nëpërmjet zyrës për shtyp, ka njoftuar se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i dy lojtarëve të rinj. “Përshëndetje! Nesër ora 09:45 në ambientet e klubit do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit Ilir Daja prag Skënderbeu dhe prezantimi i lojtarëve Stenio Zhunior dhe Valentino Murataj.  Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e klubit për mediat.

Kujtojmë se Murataj dhe Zhunior janë dy afrimet e para te Partizani, por klubi po punon edhe për afrime të tjera dhe i radhës pritet të jetë mesfushori tjetër i Bylisit, Donald Mëllugja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"