ZYRTARE/ Disfata e fundit me Realin rezulton fatale, Rafa Benitez shkarkohet nga drejtimi i skuadrës spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 15:49

ZYRTARE/ Disfata e fundit me Realin rezulton fatale, Rafa Benitez shkarkohet nga drejtimi i skuadrës spanjolle

Selta Vigo ka zgjedhur të shkarkojë nga drejtimi i skuadrës trajnerin Rafa Benitez.

benitez

Disfata kundër Realit në kampionat duket se ka rezultuar fatale për fatin e 63-vjeçarit, me Seltën që ndodhet tashmë vetëm 2 pikë më shumë se skuadrat në zonën e mbijetesës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi spanjoll, që me anë të një postimi shkruan: “Rafa Benitez dhe Selta RC kanë ndarë rrugët. Falënderimet më të thella për Rafa Benitezin dhe stafit të tij për përfshirjen, sinqeritetin dhe profesionalizmin që kanë treguar që nga mbërritja e tyre në klub. Fat të mbarë dhe suksese në të ardhmen!”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"