ZYRTARE/ Dinamo bën prezantimin e radhës, transferon qendërsulmuesin nga skuadra që ra në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2023 | 18:08

ZYRTARE/ Dinamo bën prezantimin e radhës, transferon qendërsulmuesin nga skuadra që ra në Kategorinë e Parë

Klubi I Dinamos ka bërë lëvizjen e radhës në merkaton e futbollistëve, duke prezantuar një tjetër element që do të jetë në dispozicion të trajnerit Dritan Mehmeti në sezonin e ri. Kryeqytetasve u është bashkuar më së fundmi edhe sulmuesi Luis Kaçorri, i cili vjen pas një ekpserience në sezonin e kaluar në radhët e Bylis.

luis kacorri

“Luis Kaçorri është lojtari më i ri i bluve! FC Dinamo njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Bylis për transferimin e sulmuesit Kaçorri në kryeqytet. 25-vjeçari e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ndërsa tek Dinamo vjen pas një eksperience në superiore me ekipin ballshiot”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Kaçorri u kthye në pikën fikse të sulmit të Bylisit, duke u aktivizuar në 34 ndeshje në Superiores në sezonin e kaluar, ndërsa shënoi 6 gola.

PANORAMASPORT.AL