ZYRTARE/ Dikur pjesë e Superiores, futbollisti brazilian largohet nga skuadra e Kategorisë së Dytë dhe transferohet në… Prishtinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 20:56

ZYRTARE/ Dikur pjesë e Superiores, futbollisti brazilian largohet nga skuadra e Kategorisë së Dytë dhe transferohet në… Prishtinë

Ka zgjatur vetëm një fazë aventura e brazilianit Xhekson Ferreira te skuadra e Ilirise së Fushë-Krujës. 32-vjeçari iu bashkua skuadrës që militon në Kategorinë e Dytë në fillim të sezonit, teksa së fundmi ndërpreu bashkëpunimin me marrëveshje, për të nisur një eksperiencë të re te skuadra e Prishtina e Re.  

xhekson2

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi nga Fushë-Kruja. Xhekson në të kaluar ka qenë pjesë edhe e elitës së futbollit shqiptar, ku spikati me Luftëtarin, teksa veshi edhe fanellën e Teutës. Tashmë ai është bërë pjesë e skuadrës Prishtina e Re që militon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"