ZYRTARE/ Dështoi për të dërguar kombëtaren në Botëror, tekniku i njohur largohet nga detyra e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 14:54

ZYRTARE/ Dështoi për të dërguar kombëtaren në Botëror, tekniku i njohur largohet nga detyra e trajnerit

Karlos Kueiroz nuk është më trajner i kombëtares së Egjiptit.

karlos kueiroz

Pas humbjes së finales së Kupës së Afrikës ndaj Senegalit dhe dështimit të dërgimit të kombëtares së tij në Botërorin e këtij viti që do të zhvillohet në Katar, palët kanë rënë dakord në mënyrë konsensuale për t’i dhënë fund bashkëpunimit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Federata Egjiptiane e Futbollit përmes një komunikate për shtyp në faqen zyrtare.

69-vjeçari portugez është i njohur në arenën e trajningut ku më parë ka qenë trajner edhe e kombëtares së Kolumbisë, vendlindjes së tij, Portugalia, Irani, Real Madrid, por edhe si asistent te Mançester Junajtid.

Kueiroz e mori postin e tij te Egjipti më 8 shtator 2021 dhe zhvilloi 20 ndeshje në total, ku arriti të fitonte 13, barazonte 2 dhe të humbiste 5 herë.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"