ZYRTARE/ Besa “blindon” portën, gardiani 30-vjeçar bashkohet me kavajasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2020 | 16:56

ZYRTARE/ Besa “blindon” portën, gardiani 30-vjeçar bashkohet me kavajasit

Besa e Kavajës, vazhdon me përforcimet në merkato. Verdhezinjtë kanë blinduar ditën e sotme edhe portën, duke afruar një gardian me tepër eksperiencë. Bëhet fjalë për ish-portierin që sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e Dinamos, Klajdi Kuka.

kladi-kuka-470x353

30-vjeçari, ka firmosur ditën e sotme, teksa do t’i bashkohet kavajasve në stërvitje. Kujtojmë që në përbërje të Besës, është edhe një portier i talentuar Ilir Dobjani, i cili është pjesë e Kombëtareve të moshave dhe do të rivalizojë me Kukën për një vend titullari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"