VIDEO/ Një gol i Mehmetit mjafton ndaj Kukësit, Partizani bën detyrën dhe merr vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 0:03

VIDEO/ Një gol i Mehmetit mjafton ndaj Kukësit, Partizani bën detyrën dhe merr vendin e dytë

Partizani ka marrë vendin e dytë në renditje falë një fitoreje minimale 1-0 në fushën e Kukësit, që ka rënë nga kategoria.

bandicam 2024-05-08 16-00-25-094

Të kuqtë u treguan kërkues në pjesën e parë dhe gjetën shpejt golin me Mehmetin. Më pas, ata krijuan më shumë volum loje e raste, por nuk ia dolën të shënonin më përballë vendasve.

Skuka shpërdoroi edhe një penallti që u prit nga Tafas, ndërsa më pas sulmuesi i të kuqve doli nga loja edhe i dëmtuar, duke shqetësuar jo pak Shehin në prag të “Final Four”.

KUKËSI-PARTIZANI 0-1
13′ Mehmeti

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit. 

90’+3’ Çulaj merr vendin e Zhongos në minutat e fundit.

90’+2’ Harkim i rrezikshëm në zonë e Partizanit për Solodovnikov, sfera largohet jashtë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Reçi në krahun e djathtë provon të gjejë portën, me një diagonale të fortë. Sfera kalon mbi traversë.

85’ Murataj bën një ndërhyrje të rëndë ndaj Hilajt, gjyqtari nuk i tregon as të verdhin. Protesta të vendasve të cilët kanë kontestuar faullet e rënda të të kuqve që nuk janë ndëshkuar nga kryesori. (VIDEO)

81’ Hadroj i dëmtuar i lë vendin në fushë Ismailit. Atanaskoski merr vendin e Buxhelajt.

77’ Lala i lë vendin në fushë Da Motas në radhët e Kukësit.

76’ Mundësi e mirë e vendasve për të barazuar, gjuajtja e Mingos gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)

75’ Hilaj mundohet të hyjë në zonë nga e majta, Hadroj largon topin në anësore.

72’ Mba merr vendin e Skukës, i cili nuk mund të vazhdojë për shkak të problemeve fizike.

71’ Probleme edhe për Skukën, i cili ulet në fushën e lojës.

67’ Tafas ka probleme fizike dhe loja ndalet për disa minuta për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Në fund ai vendos të provojë të qëndrojë në fushë.

61’ Hilaj dhe Adetola hyjnë në fushë në vend të Lamçes dhe Hasajt në radhët e Kukësit.

59’ Zhongo ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rrapajt.

58’ Vila dhe Mensah marrin vendin e Bintsuka dhe Kekos në radhët e Partizanit.

52’ Skuka humb penalltinë, pasi ndalet nga Tafas, i cili pret edhe goditjen e dytë të kthyer prej tij. (VIDEO)

51’ Penallti për Partizanin! Skuka driblon në zonë dhe ndalet në mënyrë të parregullt nga Selita, me gjyqtarin i cili bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

48’ Dy gjuajtje radhazi të Skukës ndalen nga Tafas, në të dytën sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

46’ Selita merr vendin e Dukës në radhët e Kukësit në startin e pjesës së dytë.

45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Partizanit.

43’ Top interesant në zonë për Bintsukën, ndërhyrja e Zenunajt bllokon gjuajtjen e fortë të tij.

38’ Fejzaj harkon një goditje dënimi në zonë nga e djathta, mbrojtja mike largon jo pa vështirësi.

35’ Rrapaj në hyrje të zonës gjuan nga një pozicion i favorshëm, nuk gjen portën me tentativën e fortë të tij.

34’ Një top i gjatë për Solodovnikov gjen në befasi Sembene dhe Qirkon, por me shpinë nga porta sulmuesi nuk ia del të kthehet e gjuajë në katërkëndorin e boshatisur.

29’ Fejzaj krijon probleme në krahun e djathtë të sulmit të Kukësit, duke detyruar lojtarët e të kuqve ta ndalin me faull.

22’ Mehmeti gjuan nga distanca, Tafas reagon mirë dhe devijon në këndore. (VIDEO)

19’ Buxhelaj harkon rrezikshëm në zonë nga e majta, Tafas grushton sferën.

13’ GOOOL PARTIZANI! Hadroj nis Skukën në të djathtën, kthesa e tij në qendër gjen Mehmetin i cili me kokë nuk gabon duke i dhënë avantazhin ekipit. (VIDEO)

11’ Një harkim nga e djathta e sulmit të Partizanit kthehet në një gjuajtje të rrezikshme për portën e Tafas, por sfera shkon mbi katërkëndor.

10’ Hasaj nga e djathta futet në zonë dhe gjuan por shumë lehtë, duke mos shqetësuar Qirkon. (VIDEO)

6’ Keko nga e djathta pason për Bintsuka i cili gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Kukës.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Duka, Zhongo, Lala, Lamçe, Zenunaj, Fejzaj, Mingo, Reçi, Hasaj, Solodovnikov
Trajner: Bledar Devolli

PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Keko, Skuka, Bintsuka.
Trajner: Orges Shehi

WhatsApp Image 2024-05-08 at 3.50.56 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"