Polemika e Real-Bajern/ Moviolisti spanjoll: Gjyqtarët gabuan te pozicioni jashtë loje, do të kishte ndërhyrë VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 23:56

Polemika e Real-Bajern/ Moviolisti spanjoll: Gjyqtarët gabuan te pozicioni jashtë loje, do të kishte ndërhyrë VAR-i

Ndeshja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih është mbyllur me një fitore 2-1 të madrilenëve që shkojnë në finalen e Ligës së Kampioneve, por edhe me polemika të shumta për një gol që nuk u quajt në minutat shtesë të ndeshjes për ekipin gjerman. De Ligt çoi topin në rrjetë por kryesori kishte vërshëllyer për ndalimin e aksionit, i sinjalizuar për nëj pozicion jashtë loje të bavarezëve.

sadsadasas

Këta të fundit kontestuan vendimin duke e cilësuar të gabuar ndërhyrjen e kryesorit, pasi pozicioni jashtë loje nuk ishte i dukshëm. Dhe i të njëjti mendim është edhe ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzales, i cili është moviolisti i “AS” dhei “SER”.

“Ky është një aksion ku nuk shihet qartësisht nëse është apo jo pozicion jashtë loje. Por nuk mund të flasim për gol të anuluar, pasi asistenti çon flamurin dhe gjyqyari vërshëllen para se topi të shkojë në portë.

Menaxhimi më i mirë do të kishte qenë që të pritej që të përfundonte aksioni i rrezikshëm para se të çonte dorën lart. Kështu mund të hynte në lojë VAR-i”, tha ai. Në fakt, vërshëllima e kryesorit Marciniak para se topi të shkonte në rrjetë, bëri të pamundur ndërhyrjen e VAR-it për të korrigjuar apo jo vendimin e vijërojtësit dhe video-asistenti nuk mund të ndërhynte më në një aksion që ishte ndërprerë para se të përfundonte.

VIDEO E MOMENTIT TË GOLIT TË ANULUAR NË FUNDIN E SFIDËS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"