Levandovski sfidon yllin francez: Nuk i trembem ardhjes së Mbapesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 19:37

Levandovski sfidon yllin francez: Nuk i trembem ardhjes së Mbapesë

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madrid është diktuar gjithmonë nga emrat “të rëndë” nga të dyja kampet, por zbarkimi i Kilië Mbape në radhët e “galaktikëve” do t’i shtojë më shumë “zjarr” fazës ofensive të Ançelotit. Gjithsesi Robert Levandovski nuk e shikon kaq shqetësuese këtë situatë. Ai ka dashur të qetësojë mbështetësit e Barçës:

01hs1spgsep1mjahaw9c

REAGIMI I LEVËS – “Duke e njohur Mbapenë di të them se do jetë interesante të dueloj kundër tij në La Liga. Kur gjithçka të zyrtarizohet, do e analizoj si diçka pozitive për të mirën e ligës spanjolle. Rivaliteti gjithmonë sjell përmirësim. Nuk kam arsyeje për të kanalizuar si detaj negativ. Nëse i referohem moshës së Kilië krahas moshatarëve të tij, e dukshme se ka dallim të madh potencialin që ai prezanton. Pjekuria dhe egoja e francezit më pëlqen. Ka personalitet dhe është shumë i zgjuar. Jam mësuar të sakrifikoj në favor të ekipit, gati të jap edhe shpirtin në fushë sa herë që ekipi i Barcelonës ka nevojë për mua. E dua këtë klub, tifozët dhe ndihem me fat që jam pjesë e skuadrës më të madhe në botë”, tha për “Le Parisien” Robert Levandovski.

STATISTIKAT – Edhe pse Leva e Mbape janë në mosha të ndryshme, bomberi polak jep “sinjale”, ndonëse jo në një nivel me goleadorin e PSG-së. Përgjatë sezonit 2023-2024, Robert numëron 45 prezenca, e përkthyer me 24 gola dhe 9 asiste. Lojtari me numër “7” në Paris e ka kaluar kuotën e 40 golave, gati dyfishi i finalizimeve të polakut, e shoqëruare edhe me 10 asiste. Duhet thënë se Levandovski dhe futbollisti më i shtrenjtë nga gjiri i Luis Enrikes po përjetojnë cikle të ndryshme. Kilië gjendet në formën më të mirë të karrierës, kurse Leva është pranë “pensionimit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"