ZYRTARE! Bajern Mynih nuk bindet nga janari, largon dy futbollistë nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2023 | 17:36

ZYRTARE! Bajern Mynih nuk bindet nga janari, largon dy futbollistë nga skuadra

Zhoao Kanselo dhe Dalej Blind nuk janë më pjesë e Bajern Mynih. Klubi bavarez ka njoftuar ditën e sotme për mbylljen e bashkëpunimit me dy futbollistët, pasi duket se asnjëri prej tyre nuk i kanë mbushur pretendimet e klubit.

bajern

Kanselo ishte në formë huazimi dhe tashmë do të rikthehet te Mançester Siti, por me shumë gjasa do të largohet edhe nga Siti duke qenë se Guardiola nuk e ka në planet e tij. Ndërkohë, e paqartë mbetet e ardhmja e Blind i cili firmosi në janar me Bajernin dhe largohet pas 6 muajsh së bashku me portugezin.

Kanselo u aktivizua në 15 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 4 asiste në kampionat ndërkohë që ka luajtur edhe 10 ndeshje në Champions duke dhënë 5 asiste. Minuta më të pakta ka pasur Blind që largohet me 4 ndeshje të luajtura në kampionat dhe 5 në Champions.

PANORAMASPORT.AL