ZV.trajneri i Kastriotit, Rama: Kemi punë për të bërë, presim edhe disa afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 10:30

ZV.trajneri i Kastriotit, Rama: Kemi punë për të bërë, presim edhe disa afrime

Kastrioti zhvilloi ditën e djeshme një miqësore me Ilirinë ku testoi gjëndjen e grupit vetëm 1 javë përpara fillimit të Superiores. Krutanët arritë të fitonin me rezultatin 3-1, duke dominuar takimin. Në përfundimin e ndeshjes zëvendës trajneri i Kastriotit, Gëzim Rama është shprehur për mediat se skuadra kanë ende punë të bërë dhe se priten ende afrime në ekip.

rama

“E vërteta është se e nisem neshjen pak të ngadaltë, ndoshta dhe nga temperaturat e larta. Me kalimin e minutave loja hyri në ritmin që kërkonim, me qarkullim të dendur të topit dhe pa gabime. Si rrjedhojë erdhën edhe golat e shënuar. Në pjesë e dytë bëmë shumë zëvendësime dhe ritmi i lojës ra disi. Megjithatë, fitorja e kësaj miqësoreje bën mirë për moralin, dhe për faktin që ishte e para fitore e këtyre miqësoreve që ne kemi zhvilluar.

kastrioti

Pavarësisht kësaj, na duhet akoma punë e vazhdueshme, për t’i bërë ballë kampionatit dhe për të arritur objektivin e qëndrimit në elitë. Fakti që merkato mbyllet në fundin e muajit na jep mundësinë të plotësohemi në 2-3 pozicione ku kemi më shumë nevojë, në mënyrë që të hymë në garë më të fortë dhe të jemi sa më dinjitoz. Gjithsesi, dua të falenderoj të gjithë grupin për punën dhe serozitetin e madh që kanë treguar nga dita e parë e stërvitjes e deri më sot. Gjë e cila na jep shumë besim për të ardhmen”, u shpreh Rama për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"