Zidan: Në këtë ndeshje mund të ndodhë gjithçka, por e sigurt është që ne nuk do ta bëjmë në pantallona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 10:09

Zidan: Në këtë ndeshje mund të ndodhë gjithçka, por e sigurt është që ne nuk do ta bëjmë në pantallona

Bajerni mund të jetë i fortë, por jo aq sa për t’i futur frikën Realit që “ta bëjë në pantallona”. Kjo ishte ajo që la të kuptohej trajneri Zinedin Zidan në konferencën e tij përpara ndeshjes. Trajneri madrilen shpreson që Ronaldo të shënojë dhe skuadra të marrë rezultat pozitiv në Mynih. Por, ai e di që duhet të vuajë shumë këtë vit.

zidan

GJYSMËFINALJA- “Jemi shumë mirë në aspektin fizik dhe jemi gati për të bërë një ndeshje të madhe. Të gjithë lojtarëve u pëlqen të jenë në fushën e lojës në këto lloj ndeshjesh, kundër një rivali të madh”.

HEJNKESI- “E ka ndryshuar skuadrën dhe duket se ka bërë mirë. Është një trajner, për të cilin kam shumë respekt, jo vetëm për atë që ka bërë me Bajernin, por edhe me Realin. Kam vetëm fjalë të mira”.

FAVORITË- “Nuk ka asnjë skuadër favorite. Është ndryshe nga vitet e kaluara, e dimë që këtë herë do të vuajmë shumë”.

RAMOS- “Është kapiteni ynë, lideri ynë dhe është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Është gjithmonë bukur kur luan”.

RONALDO- “Shpresoj që Ronaldo të jetë në formë të mirë dhe të shënojë nesër (sot)”.

DIFERENCAT- “Në këtë ndeshje mund të ndodhë gjithçka, por e sigurt është që ne nuk do ta bëjmë në pantallona. Këto janë ndeshje që më pëlqejnë t’i luaj, si trajner dhe si lojtar”.

JUVENTUSI- “Nuk morëm asnjë leksion nga ajo ndeshje. Futbolli është i tillë, por ne kaluam. Ajo është pjesë e së shkuarës dhe tani duhet të shohim çfarë mund të bëjmë në të ardhmen”.

SEZONI- “Është e vërtetë që luajmë vetëm në Champions, por është kompeticion shumë i rëndësishëm. Shpresoj ta fitojmë”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"