Zidan, i sinqertë: Më mirë ta kishim shmangur ‘Zonjën’. Ndaj Juves nuk ka favoritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 17:33

Zidan, i sinqertë: Më mirë ta kishim shmangur ‘Zonjën’. Ndaj Juves nuk ka favoritë

Zinedin Zidan do të donte ta shmangte rikthimin në Torino si rival, por shorti i Ligës së Kampionëve deshi që Reali të përballej me Juventusin. Trajneri i madrilenëve thotë se bardhezinjtë janë ekip i fortë dhe në këtë fazë të kompeticionit duhet të ishin shmangur. Në fjalën e tij në konferencë ai foli për shanset që ka Nejmar për të shkuar në Madrid dhe për objektivin në kampionat. Zizu do vendin e dytë sepse për titullin tani është i dorëzuar.

zidan

Nejmar te Reali- “Secili mund të thotë çfarë të dojë. Nejmar është një lojtar shumë i mirë, por nuk është i Realit. Unë flas vetëm për lojtarët e mi, ndërsa pjesa tjetër janë komentet tuaja. Nuk është mirë të flasim për një lojtar që nuk është i yni. E respektojmë PSG-në dhe nuk mendojmë për këto gjëra”.

“BBC+N”- “Nuk e di nëse do të përshtatej Nejmar me BBC-në. Por, çdo lojtar i mirë mund ta gjejë veten në çdo vend dhe në çdo klub. Të gjithë që vijnë këtu, e dinë se ku janë”.

Bejl i trishtuar- “Jo. Mund të jetë e kundërta. Nuk është i trishtuar. Është i kënaqur që luan në këtë skuadër dhe këtë e ka treguar. Ai e di që vlen shumë këtu”.

Juventus- “E shoh shumë të fortë, ashtu si në vitin e kaluar. Është një ekip kompetitiv. Do të jetë shumë e vështirë. Shanset për të kaluar janë 50 me 50. Do të shohim se çfarë do të ndodhë pas ndeshjes së parë. Juventusi ishte një ekip shumë i rëndësishëm për karrierën time dhe do të më pëlqente shumë ta evitoja në këto momente. Por, shorti ishte i tillë. Porm tani unë jam i përqendruar në Madrid dhe do ta lë pas krahëve atë që kam kaluar në Torino”.

Shorti- “Unë nuk kam menduar kurrë në goglat e nxehta apo goglat e ftohta. As më përpara, as tani. Por, në çerekfinalet e Champions-it do të përballesh gjithmonë me më të fortët”.

Girona- “La Liga është shumë kompetitive dhe këtu nuk ka skuadra të vogla. Janë duke bërë një sezon shumë të mirë. E rëndësishme është që imponojmë lojën tonë. Kemi shumë dëshirë për të luajtur sepse kemi pasur një javë pa ndeshje dhe jemi stërvitur mirë”.

La Liga- “Të gjithëve na pëlqen ta luajmë deri në fund, por kur sheh tabelën, kupton që diferenca është shumë e madhe me kundërshtarët. Por, e kemi detyrim që të luajmë çdo ndeshje për ta fituar. Ne jemi të tretët dhe duam ta përfundojmë të dytët”.

Kombëtaret- “Do të largohen futbollistë, por kanë detyrimet e tyre ndaj kombëtareve. Nuk mund të them asgjë për këtë temë. Jam i lumtur që Lukas Vaskez u grumbullua sepse është një profesionist dhe e meriton”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"