Zhan Tod dhe lufta në krah të Shumakerit: E shpëtoi bashkëshortja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 18:00

Zhan Tod dhe lufta në krah të Shumakerit: E shpëtoi bashkëshortja

Kanë kaluar 7 vite e 8 muaj nga 29 dh jetori i 2013-ës, datë kur Majkëll Shumaker do të pësonte aksidentin e frikshëm teksa bënte ski në Meribel. Legjenda e Formulës 1 qëndroi për muaj me radhë në koma, ndërsa informacionet për gjendjen e tij shëndetësore kanë qenë tepër të kufizuara. Familja dhe miqtë e tij të afërt kanë kërkuar që të respektohet privatësia, por ata nuk e kanë braktisur kurrë, ashtu sikurse e konfirmon edhe Zhan Tod, presidenti i FIA-s dhe një nga njerëzit e afërt të familjes Shumaker.

michael-schumacher-health-update-latest-wife-corinna-1475422

Gjatë një interviste për gazetën gjermane “Bild”, Tod ka theksuar rolin e rëndësishëm të bashkëshortes Korina Betsh për mbijetesën e ish-pilotit të Ferrarit, teksa çiftin është i martuar që prej 1 gushtit 1995. “Kam kaluar shumë kohë me Korinën, pas aksidentit të 29 dhjetorit të 2013-ës” shpjegon Tod për të përditshmen gjermane, duke shtuar më pas: “Është një grua e mrekullueshme, e cila drejton familjen.

Falë mjekëve dhe Korinës, e cila dëshironte që bashkëshorti i saj të mbijetonte, Majkëlli ia doli të mbijetojë, ndonëse me pasoja. Momentalisht Shumi po lufton pikërisht për të fituar betejën me këto pasoja. Shpresojmë që situata të përmirësohet, edhe pse në mënyrë të ngadaltë”, deklaroi ish-drejtuesi i lartë i Ferrarit, aktualisht president i FIA-s, i cili është një nga personat që e viziton rregullisht Majkëll Shumakerin.

329323Image1

Ndonëse kanë kaluar 7 vite e 8 muaj nga aksidenti, Shumakerit i duhet ende të luftojë me jetën, ndërsa në krah do të ketë si gjithnjë familjen dhe miqtë, të cilët do të vijojnë betejën bashkë me të. Kujtojmë që një vit më parë neororikurgu i famshëm Erik Riereder kishte deklaruar se Majkëll Shumaker ndodhet në gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk mund të reagojë. Ai merr frymë, zemra i rreh dhe ndoshta mund të ngrihet për të qëndruar ulur, por nuk mund të bëjë më shumë se kaq. Sipas neorukirugut, është e pamundur që Shumi të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"