Zgjedhje e vështirë për Shaqirin, tjetër klub anglez interesohet për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 18:14

Zgjedhje e vështirë për Shaqirin, tjetër klub anglez interesohet për të

Megjithëse pësoi një dëmtim të rëndë këtë sezon dhe është aktivizuar pak, futbollisti i Liverpulit Xherdan Shaqiri tërheq vëmendje në merkaton e futbollit europian.
Shaqiri
Karriera e pasur dhe talenti i kanë shtyrë disa klube të njohura të interesohen për lojtarin e Zvicrës. Sipas mediave angleze, Leiçesteri është shfaqur si një tjetër kandidat për të blerë 28-vjeçarin.

Roma, Sevilja, Gallatasari, CSKA e Moskës dhe Njukasëlli janë rreshtuar prej disa muajsh në garë për të siguruar shërbimet e Shaqirit.

Qëndrimi i tij në “Anfild Roud” po bëhet akoma më shumë i pamundur për shkak të konkurencës së madhe në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"