Zëvendësimi i parë pas 99 minutash me një lojtar më pak, Cungu i bëri saktë llogaritë për Keshlan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 19:40

Zëvendësimi i parë pas 99 minutash me një lojtar më pak, Cungu i bëri saktë llogaritë për Keshlan

Trajneri Armando Cungu e ka bërë në shtesën e parë ndërrimin e parë në këtë ndeshje, konkretisht në minutën e 99-të. Një ndërrim i bërë shumë vonë, ndoshta ngaqë skuadra po funksiononte mirë deri atëherë. Ndoshta kjo zgjedhje është ndikuar edhe nga dalja me karton të kuq e brazilianit De Oliveira në minutën e 72-të.
cungu-lacii
Mund të ishte menduar pikërisht ai ndërrimi i parë i kurbinasve në këtë ndeshje. Gjithsesi, Cungu i kishte bërë llogaritë edhe për shtesën, siç shkoi ndeshja në fakt. Donald dhe Klejdi Rapo u hodhën në fushë për të ndihmuar ekipin në shtesë, kur duheshin më shumë energji, ndërsa ndërrimi i Mentor Mazrekajt ishte më tepër për të gjuajtur penalltinë. Duhet thënë se Laçi i menaxhoi shumë forcat në raport me kundërshtarin gjatë 120 minutave të lojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"