Zëvendësimi i Bushiçit, te Flamurtari bëhen lëmsh për shiritin e kapitenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 10:20

Zëvendësimi i Bushiçit, te Flamurtari bëhen lëmsh për shiritin e kapitenit

Dalja nga fusha e lojës e kapitenit Tomislav Bushiç krijoi një konfuzion në radhët e skuadrës së Flamurtarit. Ndoshta edhe për faktin se kroati u zgjodh këtë sezon kapiten dhe ende nuk janë ndarë hierarkitë ashtu siç duhen për zëvendësit e tij, ose ndoshta sepse Hoxhaj nuk e di se kush është zëvendëskapiteni i Flamurtarit.

musta alvesh shiriti i kapiteni flamurtari

Bushiç ia lë shiritin në dorë Hoxhajt, i cili kthehet nga pankina dhe pyet disa herë se kujt duhet t’ia japë, por nuk merr përgjigje. Musta ia merr shiritin nga dora dhe vendos t’ia japë Danilo Alveshit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"