Zero gola në “Stamford Bridge”, Zhiru u kërkon falje tifozëve të Milanit: Gati për Juven!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 17:47

Zero gola në “Stamford Bridge”, Zhiru u kërkon falje tifozëve të Milanit: Gati për Juven!

Milani u mund nga Çelsi me rezultatin 3-0 në “Stamford Bridge” në një sfidë ky padyshim dominuan anglezët. Italianët e Piolit dukeshin të pafuqishëm në fushë, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta.

zhiru

Pas humbjes në Champions League, sulmuesi Olivier Zhiru publikoi një postim në Instagram në të cilin përshëndeti dhe falënderoi tifozët. Ai gjithashtu u shpreh se kuqezinjtë kërkojnë të fitojnë të shtunën kundër Juventusit për të kompensuar humbjen.

“Shumë i zhgënjyer për natën e kaluar, por ne e mbajmë kokën lart me një dëshirë të fortë për t’u rikthyer kundër Juventusit… Faleminderit për mbështetjen tuaj”, u shpreh Zhiru.

Kujtojmë që tre golat u shënuan nga Fofana në minutën e 24-t, në minutën e 56-të shënoi Obamejang dhe goli i tretë u shënua në minutën e 62-të nga Xhejms. Kjo humbje ka çuar Milanin në vendin e tretë në grup dhe komplikon shanset e kuqezinjve për kualifikimin e mëtejshëm në turne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"