Zeneli dhe Kololli në formë, shënojnë gola në fitoret e skuadrave të tyre (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2017 | 22:38

Zeneli dhe Kololli në formë, shënojnë gola në fitoret e skuadrave të tyre (VIDEO)

Dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli dhe Benjamin Kololli, kanë shënuar gola në fitoret e sotme të arritura nga skuadrat e tyre.

Arber Zeneli Herenven 2017

Zeneli shënoi në ndeshjen e javës së 5-të të kampionatit holandez ku Herenveni fitoi në transfertë ndaj Ekselsiorit me rezultatin 1-2. Ai gjeti rrjetën në minutën e 50 duke vendosur shifrat në barazimin e përkohshëm 1-1.


Ndërkohë Benjamin Kololli shënoi në fitoren 1-3 në transfertë të Lozanës ndaj YF Juventus, takim i vlefshëm për fazën e 32 ekipeve më të mira të Kupës së Zvicrës. Mbrojtësi i majtë gjeti rrjetën në minutën e 71-të duke shënuar golin që vulosi rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore Lozana u kualifikua në turin e radhës, atë të 16 ekipeve më të mira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"