Zekiç shkund sulmin dhe kërkon shënjestër para portës, dy afrimet e verës bëjnë “show”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 9:04

Zekiç shkund sulmin dhe kërkon shënjestër para portës, dy afrimet e verës bëjnë “show”

Nën një qetësi abso lute dhe seriozitet në fytyrat e të gjithëve, Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e parë në shtëpi pas rreth dy javësh. Për disa ditë ata e patën lënë kompleksin e tyre, për t’u vendosur në Kamzë, ku u stërvitën me bar natyral, që ishte edhe dëshira e stafit teknik për një efikasitet sa më të madh në fushat e dy kundërshtarëve, terrenet e të cilëve ishin të tilla.

partizani

Ditën e djeshme “demat” vendosën të ktheheshin në kompleksin e tyre, ku u stërvitën për rreth 1 orë e gjysmë nën një intensitet mjaft të lartë nën drejtimin e trajnerit Zekiç. Gjithçka nisi me një streçing nën drejtimin e një prej zëvendëstrajnerëve, pa një ritëm të lartë, thjesht me qëllim ngrohjen e muskujve. Ndryshe nga një seancë më parë, ajo e djeshmja ishte përqendruar tërësisht te loja dhe taktikat, me trajnerin Zekiç, që kërkoi sa më shumë perfeksion nga skuadra. Trajneri, tashmë që e ka të qartë se si skuadra sillet në fushë dhe çfarë i mungon më së shumti, përqendrohet më tepër në pikat ku sheh defekte.

SULMI – Shënjestra është ajo që u ka munguar të kuqve në këto tri ndeshje të luajtura me Zekiçin dhe ky i fundit në stërvitjen e djeshme është përpjekur të punojë me këtë problem, por edhe me mënyrën e daljes përpara dhe sulmimin e hapësirave nga lojtarët e ofensivës. Pas një loje të shkurtër me qëllim automatizimin e pasimeve, skuadra nisi një mini-lojë me katër porta të vogla, ku një nga qëllimet ishte edhe shënjestra e sulmuesve dhe mënyra se si lëviznin në hapësirat e ngushta. Trajneri herë pas here vendosi të ndalojë lojën dhe të japë këshilla specifike. Në një moment ai ndali veçanërisht Carën, për t’i dhënë këshilla, pa munguar edhe ndonjë kritikë. Më pas e njëjta gjë ndodhi edhe me Grezdën, të cilin trajneri e ndali dhe i dha direktiva, ku përveç fjalëve, u përpoq të shpjegonte edhe me gjeste.

“‘SHOW’ ME GOLA” – Nëse me portat e vogla skuadra nuk u argëtua sa duhet, me të mëdhatë situata ndryshoi dhe sulmi u duk sikur u çlirua. Në pjesën e tretë të stërvitjes, Zekiç zhvilloi një minindeshje më së shumti për të kontrolluar Afrimet, më të shtrenjtë se largimet Partizani në këtë merkato ka transferuar gjashtë lojtarë, në përpjekje për të përmirësuar pozicionet ku ka kërkuar trajneri Zekiç dhe ku e kanë parë të arsyeshme drejtuesit. Në një llogari të thjeshtë, të kuqtë kanë arritur të afrojnë lojtarë me vlerë 1.65 milionë euro. Ndërkohë, shtatë lojtarët e larguar kanë një vlerë prej 1.25 milionë eurosh, çka tregon se në parim të ardhurit kanë Merkato një nivel më të lartë. Kjo vlen vetëm për në letër. gjendjen e lojtarëve, që vinin pas një stërvitjeje të lehtë të një dite më parë dhe pas një udhëtimi 13-orësh nga Andorra në Tiranë.

Trajneri nuk ngurroi që ta ndalte herë pas here lojën dhe t’u kërkonte lojtarëve lëvizje të tjera, sipas ideve të tij. Në këtë minindeshje ranë në sy disa lojtarë, por si zakonisht blerjet e verës bien më shumë në sy, pasi kërkojnë të pozicionohen në rolin e pretendentëve për titullar. Koçijan nuk ngurroi të merrte përsipër gjatë gjithë kohës, teksa u duk një lojtar mjaft i lëvizshëm për një qendërmbrojtës. Përveç difensivës, ai mund të jetë një lojtar mjaft efikas në kundërsulme. Ndërkohë, Bintsuka, sulmuesi i sapokthyer nga huazimi te Drenica në Kosovë, tregoi aftësi mjaft të mira dhe arriti edhe të shënojë një gol mjaft të bukur, duke lënë të shtangur gjithë lojtarët përballë tij dhe kaluar Qirkon. Një gol mjaft interesant arriti ta shënoje edhe Gjelbrim Taipi, i cili përveç kësaj ra mjaft në sy për sigurinë dhe qetësinë e tij me topin në këmbë, diçka që lojtarët e tjerë nuk e kanë shfaqur me të tilla doza.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"