Ze Maria: Ne jemi Tirana, edhe në Shkodër shkojmë për të fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 20:22

Ze Maria: Ne jemi Tirana, edhe në Shkodër shkojmë për të fituar

Trajneri brazilian i Tiranës, Ze Maria u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e arritur në takimin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku deklaroi se skuadra tregoi shpirt të lartë gare dhe rezultati 2-0 është i favorshëm për t’u kualifikuar.  44-vjeçari komentoi sërisht çështje e shiritit të kapitenit.

Ze MARIA

“Kishim përballë Vllazninë, një skuadër që luan në Superiore, por ne jemi Tirana dhe do të luajmë gjithmonë për të fituar. Sot treguam një shpirt të lartë gare dhe arritëm të fitojmë 2-0, që besoj se është një rezultat i favorshëm për t’u kualifikuar, por edhe në Shkodër ne do të shkojmë për të fituar sërish.

Të gjithë në skuadër e dinë se kush është kapiteni dhe zëvendës-kapiteni, ndërsa në mungesë të tyre, shiritin mund ta marrë kushdo. Unë drejtoj disa profesionistë, që e kuptojnë mjaft mirë zgjedhjen time dhe nuk ka aspak vend për xhelozi. Të gjithë e kishin të qartë pse zgjodha Sentamu-n kapiten dhe nuk pati aspak probleme në dhomat e zhveshjes”, deklaroi Ze Maria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"