Ze Maria kapet me Ngo, Hasani dhe Blazhevski e nisin nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 10:59

Ze Maria kapet me Ngo, Hasani dhe Blazhevski e nisin nga stoli

Tirana është gati për të luajtur ndeshjen e parë në Kategorinë Superiore. Edhe trajneri i bardhebluve, Ze Maria, duket se e ka ndarë mendjen se me cilët futbollistë do të debutojë në Kategorinë Superiore. Prej dy javësh, trajneri është duke punuar me formacionin. Kanë qenë të shumta idetë e trajnerit të hedhura në fushën e lojës.

Tirana

Shumë janë lojtarët, të cilët Ze Maria ka provuar në pozicione të ndryshme dhe, me sa kuptohet, ai e ka ndarë mendjen se cilët prej tyre do të aktivizojë ditën e shtunë në sfidën me Kamzën. Fakt është se Ze Maria e ka pasur shumë të vështirë të vendosë për formacionin dhe për këtë ai ka diskutuar gjatë me stafin e tij. Edhe pse 11-shja mund të mos jetë definitive, për shkak të ndryshimeve të momenteve të fundit, me të gjitha gjasat në stol do të ulen dy nga blerjet e verës.

PORTA – Me mungesën e Ilion Likës, Tirana prej kohësh ishte në kërkim të një portieri. Afroi Shpëtim Moçkën, por vlonjati nuk do të luajë titullar. Me të gjitha gjasat dhe sipas provave që ka bërë trajneri në stërvitje, titullar do të jetë Alesio Abibi, duke ruajtur kështu hierarkinë në ekip. Vetëm nëse Ze Maria në momentet e fundit ndryshon mendje mund të kemi “rokadën”, Abibi-Moçka.

tir

MBROJTJA – Ka qenë stres më vete çështja e mbrojtjes për Ze Marian. Me paraqitjen e keqe në pjesën e parë ndaj Prishtinës, Ze Maria ka vendosur që të luajë me Dokën, Turtullin, Atingën, e Hoxhallarin. Gjithsesi, te “dera” janë Kërçiku dhe Berisha për një vend titullari. Ze Maria mendon se katërshja e mësipërme është më në formë dhe i përshtatet kundërshtarit që do të kenë përballë, siç është Kamza.

MESFUSHA – Ka qenë një repart në lëvizje të vazhdueshme. Në fakt, është stabilizuar me treshen Maveje-Karabeci e Daja. Nga krahët do të luajnë Greca dhe Kobina. Greca e ka fituar vendin majtas, ashtu si edhe Kobina, djathtas. Gjithsesi, Hasani dhe Blazhevski janë provuar djathtas, por gjasat që të luajnë janë të pakta. Duhet thënë se trajneri ka qenë i pakënaqur nga loja e krahut të djathtë dhe nuk është çudi që në fund të aktivizojë edhe Kërçikun me Dokën. E njëjta histori me Hasanin, i cili mund të luajnë në vend të njërit prej mesfushorëve të qendrës.

zE MARIA

SULMI
– Alternativat në këtë repart janë minimale, për të mos thënë vetëm një. Me Mungesën e Majkëll Ngosë, Junus Sentamu do të luajë nga minuta e parë. Për gjatë gjithë kohës, trajneri e ka pozicionuar Sentamunë në krye të sulmit. Krahët e mesfushës, Greca dhe Kobina do të ndihmojnë në repartin e avancuar ugadezin. Gjithsesi, duke lënë mënjanë fjalët, sido që të rreshtohet ekipi në fushën e lojës, të paktën dy nga blerjet e sezonit do të qëndrojnë jashtë formacionit. Në një version, mund të ndodhë që vetëm Kobina dhe Atinga të luajnë, por gjithçka do t’ia lëmë fushës ditën e shtunë, kur Tirana do të luajë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit me Kamzën në “Selman Stërmasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"