Zbulohet prapaskena/ Juventusi nuk donte Arturin nga Barcelona, por sulmuesin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 17:29

Zbulohet prapaskena/ Juventusi nuk donte Arturin nga Barcelona, por sulmuesin…

Artur Melo nuk ishte zgjedhja e parë e Juventusit në operacionin që dërgoi Miralem Pjaniçin te Barcelona. Për këtë është më se e sigurt prestigjiozja franceze “L’Equipe”, sipas së cilës, bardhezinjtë kishin vënë në shënjestër Ansu Fatinë dhe jo mesfushorin brazilian.

Ansu Fati Barcelona

Talenti 17-vjeçar kishte mahnitur drejtorin sportiv, Fabio Paratiçi, që në daljet e para të futbollistit nga Guinea, por katalanasit kurrsesi nuk ishin të gatshëm që të hiqnin dorë prej tij, aq më pak për një shifër prej 72 milionë eurosh, saç kushtoi operacioni “Artur”.

Mjafton të kujtohet edhe fakti se Barcelona refuzoi dy herë ofertat e Mançester Junajtid, prej 97 dhe 106 milionësh për Ansu Fatinë. Gjithsesi, në fund refuzimi për afrikanin nuk prishi asnjë plan, pasi Artur e Pjaniç gjetën akordin për të ndërruar vendet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"