Zbulohet klauzola e Ksabi Alonsos me Leverkusen, tre ekipe “big” qëndrojnë në “dritare”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 12:27

Zbulohet klauzola e Ksabi Alonsos me Leverkusen, tre ekipe “big” qëndrojnë në “dritare”

Ksabi Alonso i premtoi besnikëri Leverkusenit, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm, por tekniku spanjoll nuk pritet të qëndrojë më gjatë në krye të “aspirinave”. Mediat angleze kanë zbuluar detaje nga kontrata e tij me Leverkusen, mbi të gjitha kanë zbuluar një klauzolë që e lejon të largohet në fund të sezonit të ardhshëm.

alonso

Alonso ka një kontratë me Leverkusen deri në qershor 2026, por në 2025 trajneri mund të largohet nëse ndonjë klub paguan 15 milionë euro. Kjo është një shifër e rëndësishme, por dhe e drejtë për një nga trajnerët më të përfolur në qarkullim, një trajner që i dha fund dominimit të Bajernit tw Mynihut, ndërsa janë në garë me kohë të plotë në të tre frontet.

Sipas “Sunday Mirror”, Bajerni, Liverpuli dhe Real Madrid mund të vijojnë negociatat për të joshur Alonson, por për Bajernin dhe Liverpulin diskutimi është pak më ndryshe pasi këto dy klube nuk e kanë luksin të sakrifikojnë një vit për të pritur Alonson. Kjo duket më shumë një klauzolë pro Real, pasi këtë vit, në 2025, pritet që Karlo Anceloti të largohet nga Madridi. Në fakt, sipas mediave, edhe dëshira e vetë Alonso-s kjo është, të drejtojë Real Madrid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"