Pikantet e Vllaznia-Dinamo/ Tifozi i vetëm blu rrëmben skenën në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 9:42

Pikantet e Vllaznia-Dinamo/ Tifozi i vetëm blu rrëmben skenën në “Loro Boriçi”

Pritej më shumë interesim nga tifozët për një sfidë si kjo mes Vllaznisë dhe Dinamos. “Panorama Sport” sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes.

tewy

* Një numër i vogël tifozësh e ka ndjekur nga afër këtë sfidë. Afro 1000 të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”.

*Në tribunën e rezervuar për tifozët miq qëndronte stoik një tek tifoz blu, i cili kishte shpalosur një flamur të madh të skuadrës së zemrës, duke sfiduar shkodranët.

* Shtubina e ndjek nga tribuna e gazetarëve takimin, pasi vuan kartonin e kuq të marrë kundër Egnatias. Po nga tribuna e gazetarëve e ka ndjekur ndeshjen edhe Krymi, për shkak të dëmtimit.

* Trajneri mik Mehmeti nuk kërkon që ekipi i tij të humb kohë, por në minutat e para mundohet që edhe rivëniet anësore të futen në fushë me shpejtësi.

* Shpesh tekniku Brdariç gjatë takimit ka duartrokitur dhe mbështetur të tijtë edhe kur ata bënin ndonjë gabim në pasim apo ndërhyrje. Trajneri gjerman i ka dhënë disa herë orientime Hakajt në momentet kur ky i fundit kryente rivëniet anësore, apo goditjet e dënimit. Në minutën e 34-t Brdariç shfrytëzoi një ndërprerje për të orientuar të tijtë, duke i afruar thuajse të gjithë lojtarët rreth vetes.

* Në momentin e golit të Dodajt është ngritur peshë jo vetëm tifozëria shkodrane në stadium, por edhe stoli kuqeblu, ku të gjithë kanë vrapuar pas lojtarit.

* Pas ndeshjes, trajneri Brdariç ka nxjerrë në stërvitje të gjithë lojtarët që u aktivizuan në ndeshje.

* Pas ndeshjes trajneri gjerman ka takuar gjithë gazetarët dhe më pas familjarët e tij, të cilët ishin të pranishëm në tribunën “VIP”.

* Presidenti Xhaferi, edhe pse nuk ishte i pranishëm në stadium, ka vendosur ta shpërblejë skuadrën për fitoren kundër Dinamos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"