BASKET MESHKUJ/ Ndeshja e braktisur, Teuta dhe Vllaznia luajnë sot pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 12:16

BASKET MESHKUJ/ Ndeshja e braktisur, Teuta dhe Vllaznia luajnë sot pjesën e dytë

Ndeshja e tretë gjysmëfinale e “play off”-it në kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj mes Teutës dhe Vllaznisë, e nisur më 2 maj dhe ndërprerë pas periodës së dytë, do të rifillojë sot.

WhatsApp-Image-2024-05-03-at-6.18.47-PM-1

Takimi do të rinisë në orën 19:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, aty ku ishte ndërprerë, me avantazhin 47-40 për durrsakët. Një sfidë që prodhoi shumë polemika, teksa Vllaznia vendosi të mos e vazhdojë më lojën, pasi në sallë nuk funksiononte sirena automatike e mbajtjes së kohës. Shkodranët kontestuan një kosh të për 3 pikë të Teutës në fundin e periodës së dytë dhe pas atij momenti vendosën ta braktisnin ndeshjen.

Më pas ky takim shkoi në Komisionin e Disiplinës në Federatën Shqiptare të Basketbollit, teksa komisioni vendosi për rifillimin e sfidës aty ku ishte lënë, ndërsa u dha paralajmërim të dyja ekipeve, durrsakëve për pjesën organizative dhe shkodranëve për mosrespektimin e vendimit të gjyqtarëve për ta vazhduar lojën. Për sa i përket serisë së gjysmëfinaleve, Teuta e fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin e thellë 103-73, ndërsa Vllaznia vendosi baraspeshën duke triumfuan në Shkodër në shifrat 86-81 në takimin e dytë. Skuadra që arrin numrin e tri fitoreve do të kualifikohet për në finale, aty ku do të gjejë Besëlidhjen.

Lezhjanët, siç dihet, pasi mbyllën sezonin e rregullt në vend të parë me 20 fitore në po kaq ndeshje, likuiduan Tiranën 3-0 me ndeshje në gjysmëfinale. Besëlidhja mbetet favorite absolute për fitimin e titullit kampion, që do të ishte i pari në histori për skuadrën veriore.GFDDPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"