Moviola e Vllaznia-Dinamo/ Kuqeblutë kërkojnë 2 penallti, por Enea Jorgji është i saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 11:13

Moviola e Vllaznia-Dinamo/ Kuqeblutë kërkojnë 2 penallti, por Enea Jorgji është i saktë

Ndeshja e gjykuar nga ndërkombëtari Enea Jorgji pati dy raste, ku shkodranët pretenduan për penallti, por sipas arbitrit dhe VAR-it, në asnjërin prej tyre nuk kishin të drejtë.

HHHHHHHHFH

19′ Balaj rrotullohet mirë brenda zonës së vogël, godet fort dhe topi, pasi përplaset në këmbët e portierit Sali, shkon te dora e Hoxhës, por që është ngjitur me trupin dhe Jorgji vazhdon lojën. As VAR-i nuk ndërhyn në këtë moment, duke i dhënë të drejtë gjyqtarit kryesor. (VIDEO)

77′ Protesta te Vllaznia për një pengim në zonë të Grudës nga ana e Lorran, por sërish për Jorgjin dhe Yzeirajn në VAR nuk ka kontakt për të akorduar 11-metërsh. Pamjet tregojnë se sulmuesi shkodran tenton të “vjedhë” një 11-metërsh, pasi mbrojtësi kundërshtar nuk ndërhyn. Vendim i drejtë i Jorgjit dhe VAR-it. (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"