Statistikat e Milan-Xhenoa/ 11-m kundër dhe gola të pësuar, kuqezinjtë në pikiatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 10:26

Statistikat e Milan-Xhenoa/ 11-m kundër dhe gola të pësuar, kuqezinjtë në pikiatë

gggf

– Xhenoa nuk kishte shënuar tre gola kundër Milanit në “San Siro” në një ndeshje të Serisë A që nga 29 Prilli 2015 (fitore 3-1).

– Që nga 26 tetori 2020, kundër Romës, Milani nuk kishte barazuar një ndeshje në Serie A në shtëpi 3-3.

– Ky është sezoni më i mirë për Olivie Zhirunë për sa i përket golave në Serinë A (14 gola). Ai nuk kishte shënuar kaq shumë në një kampionat që nga 16 golat që pati realizuar për Arsenalin në Angli gjatë sezonit 2015/16.

– Samuel Çukvueze ka dhënë dy asistime në tre paraqitjet e tij të fundit si titullar në Serinë A. Në tetë ndeshet e tij të para si titullar ai kishte ndikuar vetëm në një gol të Milanit me pasime.

– “Djalli” ka marrë kundër tetë penallti në këtë edicion të Serisë A. Vetëm katër skuadra kanë marrë më shumë kundër (Salernitana, Sasuolo, Monza dhe Fiorentina).

– Gjashtë nga tetë golat e pësuar prej penalltive nga Milani në këtë kampionat kanë mbërritur në vitin 2024. Që nga fillimi i vitit kalendarik, kuqezinjtë kanë qenë skuadra që ka marrë më shumë penallti kundër në pesë turnetë e mëdha evropiane (gjashtë).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"